Kjo komunë bë me dije se bastorja në fjalë po ashtu kishte shpërfillur paralajmërimin e inspektorëve, të bërë ditë më parë, që ta mbyll lokalin apo aktivitetin.
"Gjatë aksionit të mbrëmshëm të inspektorëve të Komunës së Malishevës, është mbyllur një bastore sportive, së cilës, më datë 4 qershor të këtij viti, i është dhënë urdhër për mbylljen e lokalit, pasi nuk i plotëson kushtet për zhvillimin e aktivitetit, por i njëjti kishte shpërfillur paralajmërimin e inspektorëve komunal", tha drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati, transmeton Klan Kosova.





