Lajmet e fundit

Qeveria e Serbisë ka miratuar rregulloren për mbylljen e agjencisë së lajmeve Tanjug, njofton “Blic”. Të gjithë të punësuarit do t’i marrin të gjitha pagat, ndërsa pasuria e Tanjugut do të kalojë në Drejtorinë e Pronës, i ka thënë Blic-it një burim nga qeveria, transmeton Klan Kosova.
Drejtoresha e agjencisë së lajmeve Tanjug, Branka Gjukiq, dje i ka njoftuar kolegët dhe përfaqësuesit e sindiktës se Tanjugu që nga data 31 tetor zyrtarisht pushoi së ekzistuari, ndërsa të punësuarit do të përfitojnë pagesën e shkëputjes.
Sipas informacioneve jozyrtare, agjencia do të punojë vetëm edhe deri në fund të këtij muaji.
“Zyrtarisht nuk jemi informuar, por jozyrtarisht kemi marrë informacione që Tanjug ka pushuar së ekzistuari dhe që të punësuarve do t’u paguhet paga e tetorit dhe që të gjithë të punësuarit do të përfitojnë pagesat e shkëputjes në bazë të ligjit”, ka thënë kryetari i sindikatës së kësaj agjencie, Marko Dragishiq.
Në pyetjen se a janë të sakta informatat që Tanjugu po mbyllet me qëllim që puna të rifillojë me një agjencion të ri në kuadër të qeverisë dhe me më pak punëtorë, Dragishiq ka thënë se nuk ka një informacion të tillë, por ka njohuri që Qeveria e Serbisë ne seance do të duhej diskutuar rreth Tanjugut.
Ndërsa në Ministrinë e Kulturës dhe Informacionit mbrëmë askush nuk ka dhënë përgjigje rreth asaj se kush e mori vendimin për mbylljen e Tanjugut, njofton Blic.