Lajmet e fundit
Pa ndonjë transferim befasues, por me shumë tentime, të cilat mund të vazhdojnë edhe në dimër, është mbyllur afati kalimtar për transferime në La Liga

Është mbyllur afati kalimtar veror për transferime edhe në Spanjë. Pas një varg transferimesh shumë të shtrenjta, tani skuadrat duhet të shohin përpara me futbollistët që kanë.
Së fundmi, kalimi më befasues ishte ai i Alex Oxlade-Chamberlain nga Arsenal tek Liverpool, ndërsa Alexis Sanchez mbeti me Topcinjtë, që nuk siguruan dot shërbimet e Thomas Lemar.
Barcelona nga ana tjetër ka hequr dorë nga interesimi për Philippe Coutinho i Liverpool, por më pas edhe nga mesfushori gjerman i Arsenal, Mesut Ozil.