Lajmet e fundit

Kanë përfunduar pjesën e para në tri ndeshje të xhiros së 16-të në Albi Superligën e Kosovës në futboll.
Në “Liman Gegaj”, Malisheva dhe Prishtina po luajnë baras 1-1. Fillimisht vendasit kaluan në epërsi me golin e Drilon Hazrollajt, derisa për kryeqytetasit, golin e barazimin e shënoi Endrit Krasniqi nga penalltia, njofton KlanKosova.tv.
Ndërkohë, Trepca`89 e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Ferizajt.
Golin e vetëm në 45 minutat e para e ka shënuar Albion Pllana i 89-shit.
Tri pikë si mysafir po i rrëmben edhe Dukagjini ndaj Drenicës.
Golin e avantazhit për ekipin nga Klina e ka shënuar Altin Mërlaku.