Gjashtë seli të Bankës Postare Kursimore janë mbyllur në veri të vendit gjatë një aksioni të zhvilluar nga Policia dhe Administrata Tatimore e Kosovës.
Në njoftimin e Policisë thuhet se operacioni policor është duke u zhvilluar në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Kosovës dhe organeve të drejtësisë, aksion ky i cili deri më tani ka kaluar pa ndonjë problem apo incident.
"Qëllimi i operacionit policor është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë, ku me autorizim të prokurorit kompetent gjashtë njësi të ashtuquajturës bankës postare kursimore ilegale, në veri të vendit janë mbyllur", thuhet në njoftim.
https://klankosova.tv/prokuroria-dhe-atk-ja-aksion-ne-veri/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.