Lajmet e fundit

Qeveria greke ka konfirmuar se bankat do të jenë të mbyllura gjatë gjithë javës, pas një vendimi nga Banka Qendrore Evropiane për të mos zgjatur fondet emergjente për bankat e këtij vendi.
Përmes një dekreti qeveria e ka cilësuar si "tepër urgjente" nevojën për të mbrojtur sistemin financiar për shkak të mungesës së likuiditetit.
Lëvizja e Bankes Qendrore EVropiane vjen pas refuzimit të ministrave europianë të Financave për të shtyrë afatin për pagesën e këstit nga Athina. Pa fonde te reja, Greqia rrezikon falimentimin.
Ndërkohë, Athina pritet t`ia paguajë 1.6 miliard euro Fondit Monetar Ndërkombëtar të martën të njëjtën ditë që skadon afati për pakon shpëtuese të saj, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.