Lajmet e fundit
Vala në bashkëpunim me Postën e Kosovës ka lansuar produktin më të ri. Tash e tutje mbushjet e Valës shiten edhe nga postierët.

Kompania e telefonisë mobile Vala ka lansuar edhe një produkt tjetër.
Tash konsumatorët e Valës mund të furnizohen me mbushje elektronike edhe nga postierët e Postës së Kosovës.
Janë 300 postierë të postës të cilët do të jenë të disponueshëm për konsumatorët e Valës.
Marrëveshja për këtë shërbim të ri që ofrohet për herë të parë në Kosovës është nënshkruar të martën nga Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha dhe Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Agron Mustafa.