Lajmet e fundit

Pulmologu, Skënder Baca, ka deklaruar se në Klinikën e Pulmologjisë trajtimet e pacientëve janë të menaxhueshme.
“Aktualisht situatën e kemi nën kontroll në kuptimin që oksigjen kemi mjaft, kemi marr edhe tetë aparate të reja që për herë të parë në Kosovë janë importuar, pastaj me barna e infuzione qëndrojmë mirë për trajtimin e pacientëve me COVID-19, ndërsa sa i përket kapaciteteve, jemi duke punuar me kapacitete rezervë”.
Baca foli edhe në lidhje me procedurat shëndetësore që duhet të përcillen për gjithë ata që dyshojnë se janë prekur me koronavirus.
“Më së pari duhet të lajmohet te mjeku, të ekzaminohet dhe pastaj të bëhet mjekimi. Fillimisht bëhet simptomatologjia, ekzaminimi dhe më pas testet”, deklaroi ai për Klan Kosova.
Në lidhje me pacientët e shtrirë në këtë klinikë dhe për informacione tjera, klikoni në videon e mëposhtme për ta parë intervistën e plotë të realizuar nga gazetarja jonë Arbëresha Fazliu.
https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/289303489152075/