Lajmet e fundit

“Unë mendoj se femrat do duhej të ishin më vigjilente, ta kërkonin edhe të drejtën pronësore te babai, edhe sa i përket pjesës së arit, pajës së nusërisë, kjo ka qenë traditë shumëvjeçare e shqiptarëve, kështu mendoj që sot kjo traditë do të ishte mirë të mos praktikohej, sepse rinia në ditë të sotme mezi po ia dalin jetës, e lëre më me u marrë me gjëra të shtrenjta”, u shpreh gazetarja në Klan Kosova.Ndërsa Mahmuti tha se ari nuk ka qenë një simbol i dashurisë, por sipas saj, ka qenë një lloj sigurie financiare për nusen.
“Në teori i ka pasur ato për vete. Nuk ka pasur të drejtë askush tjetër ta përdor atë ari, apo ta shesë, për ta përdorur për nevoja të tjera, por vetëm për atë [nusen], në rast se i vdes burri ose çka do qoftë tjetër, në teori. Në praktikë është diçka tjetër, pasi shumë gra është dashur ta shesin arin për me la borxhin e burrit apo dikujt tjetër”, u shpreh ajo në “Ora Shtatë”.