Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u është dorëzua draft-ligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, njofton Klan Kosova.
Atë e morën nga një ish-bashkëluftëtar i tyre, që tani drejton kuvendin e Kosovës.
Kadri Veseli, kërkoi nga ta sugjerime rreth këtij dokumenti.
Draftligji i hartuar nga kryeparlamentari Veseli dhe stafi i tij, garanton mbrojtje institucionale për vlerat e luftës së UÇK-së dhe parasheh reagim të shtetit në raste të arrestimeve me urdhër-arreste politike.
Nëpërmjet këtij draftligji, po ashtu përcaktohet dita nacionale për përkujtim të luftës çlirimtare, si dhe parashihet ndërtimi i monumentit qendror të luftës për çlirim dhe i Muzeut të Luftës.
Kronikë nga Blerta Ahmeti.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.