Lajmet e fundit

Po vazhdon seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve ku fjalët përfundimtare po vazhdon t’i thotë mbrojtja e Kadri Veselit.
Avokati i ish-kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Rodney Dixon, sërish theksoi se ZPS-ja nuk ka asnjë provë që klienti i tij, pra Veseli, të ketë shpërndarë informacione përmes komunikatave të UÇK-së.
“ZPS thotë se Veseli ka marrë dhe ka dhënë informacione inteligjente që formuar bazën e komunikatave. Nuk dihet për çfarë informacione bëhet fjalë, ZPS nuk sqaron në qoftë se Veseli i ka hartuar apo shpërndarë këto komunikata, në të kundërtën janë fjalë boshe dhe kot”.
“ZPS pretendon që Veseli i ka hartuar ato dhe nuk ka asnjë provë lidhur me këtë, është thjesht një qëndrim dëshiror i Prokurorisë, ndërkohë Prokuroria nuk vërteton asgjë lidhur me këtë. Komunikatat e rregullta me shtabin e përgjithshëm, ZPS thotë se Veseli ka vlerësuar dhe ka transferuar informacione inteligjente që përbenin vlerë faktike për komunikatat”.
Dixon shtoi se, për këtë, Prokuroria i referohet vetëm tri provave.
“Dhe këto kanë të bëjnë me të vetmen komunikatë që nuk ka pikë lidhje me Kadri Veselin”, deklaroi avokati./Klankosova.tv
Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, ka akuzuar Zyrën e Prokurorit Special mungesë provash dhe për mosthirrjen e dëshmitarëve kyç në procesin gjyqësor.
“Dëshpërimi të bëhet qesharak. Kur nuk ka prova, provat janë e vetmja rrugë që duhet ndjekur nga prokurorët. Kur s’ke prova, mos ngre aktakuzë. Standardet nuk mund të ulen për pretekstin e ‘luftës për drejtësi’”, ka deklaruar Dixon.
Avokati tutje ka theksuar se shumë persona që mund të kishin dhënë prova nuk janë thirrur.
“Personat që mund të kishin dhënë prova për të mbështetur çështjen e prokurorisë, asnjëherë nuk janë thirrur. Dëshmitarët sipas ZPS pretendojnë që Veseli ka qenë i përfshirë në vepra penale, por nuk janë thirrur nga prokuroria. Janë të paktën 13 persona që mund të kishin ardhur për të dhënë dëshmi, por ZPS vendosi të mos i thërrasë fare”.
Gjatë fjalëve përfundimtare, Dixon ka kritikuar edhe mënyrën se si ZPS-ja ka trajtuar dokumentet dhe dëshmitarët.
“Qasja e ZPS për nxjerrjen e provave lidhur me dokumentet ishte jologjike. Kur vinte një dëshmitar që mund të komentonte dokumentin, ata nuk kërkonin nga dëshmitari të komentonte dokumentin, por kur je i frikësuar se çfarë mund të thotë dëshmitari, është më e sigurt të kërkosh pranimin e provave gojarisht”.
Ai ka nënvizuar se edhe kur dëshmitarët pohonin se nuk dinin asgjë, ZPS nuk e merrte parasysh këtë.
“Kur dëshmitarët thoshin që nuk di asgjë, sa herë ka ndodhur kjo e dini, dhe pavarësisht kësaj, ZPS thoshte se nuk ishte e nevojshme që të krijohet lidhja mes dokumentit dhe aktakuzës”, deklaroi avokati i Veselit, raporton Klankosova.tv.
Në seancën e sotme ndaj Thaçit dhe të tjerëve po vazhdojnë kritikat për ZPS-në.
Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon tha se ZPS nuk ka fare prova për ish-kryetarin e Kuvendit, ndaj po luan “kartën e frikësimit”, njofton Klankosova.tv.
“ZPS nuk ka asnjë vend për të shkuar, dhe në këtë rast ZPS shkon dhe luan kartën e frikësimit sepse nuk ka fare prova, fare, fare, fare. Po e luan pra kartën e frikësimit”, u shpreh avokati i Veselit, njofton Klankosova.tv.
Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon ka vënë në dukje mangësitë në materialet e dorëzuara nga Zyra e Prokurorit Special.
Ai ka kritikuar gjithashtu mungesën e dokumenteve orgjininale dhe përpjekjen e ZPS-së për t’i siguruar ato.
“Pavarësisht ndërhyrjeve që keni bërë ju gjykatës, argumentet e ZPS kundër Veselit nuk janë përmirësuar dhe nuk janë bërë më të kuptueshme. Nëse hedh një sy hollësive të dosjes së ZPS, kjo është një veprimtari e lodhshme që vetëm lodh trurin; ZPS nuk ka argumente të mbështetura”, theksoi avokati.
“Nuk janë paraqitur dokumente origjinale dhe nuk është bërë asnjë përpjekje nga ZPS për t’i siguruar ato”.
Sipas avokatit Dixon, ZPS-ja ka sulmuar dëshmitarë, madje tha se gënjeshtarëve u ka dhënë mundësi të përgjigjen.
“Dëshmitarët e thirrur nga ZPS ishin të thirrur si dëshmitarë të vërtetë, për të provuar vërtetësinë e ngjarjeve, por ZPS ka sulmuar dëshmitarët. Ndërkohë, kemi persona të vërtetë nga të cilët ZPS nuk ka marrë përgjigje, ndërsa gënjeshtarëve u ka dhënë mundësi të përgjigjen.”
Ndër të tjera, avokati shtoi se ka pasur persona që kanë gënjyer nën betim.
“Si është e mundur që gjykata të mbështetet në pjesë të caktuara të dëshmitarëve për të dhënë vendim fajësie, ndërsa të tjerëve thotë se nuk mund t’u besohet? Ka pasur persona që kanë gënjyer nën betim, duke mos thënë të vërtetën dhe duke fshehur krimet. ZPS ka vonuar hapjen e çështjes së tyre duke thënë se nuk kanë detyrim ta bëjnë një gjë të tillë”, deklaroi Dixon, transmeton Klankosova.tv.
Avokati i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Rodney Dixon po tregohet i ashpër me ZPS-në për të cilën thotë se ka prova të dobëta për Kadri Veselin.
Ai tha ZPS-ja ka përpjekje të kota, derisa kërkoi që të mos shtrembërohet drejtësia.
“Përfundimi i gjykimit të Kadri Veselit për më shumë se 5 vjet, jo vetëm që do të jetë sukses, jo për shkak se do të lirohet një njeri i pafajshëm, por do të vendoset precedenti që brezat e ardhshëm do ta zbatojnë. Brezat e ardhshëm në Kosovë të mos kenë besim në shtetin ligjor, pasi është shkelur hapur në këtë çështje gjyqësore”.
“Të nderuar gjykatës, në fund të këtij gjyqi do të keni në dorë argumentet e ZPS-së, të cilat do t’i pengoni, pra këtë përpjekje të kotë të ZPS-së, me qëllim të mos shtrembërohet drejtësia”, theksoi avokati, njofton Klankosova.tv.
Dixon u shpreh qartë se për Veselin nuk mund të ketë shpallje fajësie, pasi siç tha ai, nuk ka dëshmi.
“Pavarësisht se ZPS-ja tentoi t’ju bind juve të nderuar gjykatës për ta gjetur fajtor Veselin me çdo kusht, ne e kundërshtojmë këtë me parimin ligjor dhe me shtetin ligjor, kur provat janë të dobëta dhe nuk mund të ketë shpallja fajësie”, deklaroi avokati./Klankosova.tv
Në nisje të seancës në Hagë, avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, ka vënë në dukje se shkatërrimet dhe dhimbja e shkaktuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, kanë qenë të jashtëzakonshme, dhe fakti që shumë persona kanë përjetuar ngjarje traumatike është shqetësues për të gjitha palët.
Ai tha se sipas studimeve, 65% e popullsisë që ka përjetuar trauma gjatë luftës vazhdon të tregojë simptoma të stresit posttraumatik edhe pas më shumë se 10 vitesh.
“Studimet kanë treguar që një numër shumë i lartë i pacientëve të patrajtuar në Kosovë vazhdojnë të tregojnë simptoma vite pas përfundimit të luftës. Kjo kohë nuk i shëron të gjitha plagët dhe kjo vlen për të gjitha konfliktet”, u shpreh Dixon, transmeton Klankosova.tv.
Ndër të tjera, avokati theksoi se pamundësia për të arritur drejtësinë vetëm thellon dhimbjen dhe vuajtjet e viktimave, dhe situata bëhet më e rëndë kur përfshihet mashtrimi nga sistemi i drejtësisë.
“Viktimat kanë nevojë për drejtësi e bazuar në të vërtetën dhe realitetin. Viktimat e dinë shumë mirë se padrejtësia më e keqe është drejtësia e pretenduar apo fallco. Në synimin për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, që është e domosdoshme, duhet të mos sakrifikohet e vërteta. Gjykatat tona duhet të jenë me integritet, pavarësisht nëse duhen pesë vite apo më gjatë për të arritur në përcaktimin e së vërtetës”, shtoi ai./Klankosova.tv