Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku e cila po përcjell nga afër procesin gjyqësor në Hagë, tha se kryeprokurorja Kimberly West nuk ka hequr dorë nga dhjetë pikat të aktit më të madh akuzues, gjashtë për krime ndaj njerëzimit dhe katër për krime lufte.
Kësisoj, sipas Mujkut, edhe avokati i Rexhep Selimit ka vepruar njësoj si kryembrojtësit e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, transmeton Klankosova.tv.
“I ka luftuar të dhjeta këto pika dhe duke thënë se Prokuroria e Specializuar në Hagë ka dështuar për të provuar përtej dyshimit të arsyeshëm, dhe të bazuar fort mirë në fakte, që edhe Rexhep Selimi ka kryer rime kundër njerëzimit duke qenë pjesëtar i asaj që sipas Prokurorisë së Specializuar ka qenë Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale. Kjo është zemra e dosjes së Prokurorisë së Specializuar që e ka luftuar sot Roberts”, tha Mujku.
Si mbrojtësi i Kadri Veselit, ashtu edhe i Rexhep Selimit kanë deklaruar se ata dy janë të pafajshëm dhe se nuk ka prova kundër tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=YuzWGi7VWhw
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.