Lajmet e fundit
Nga nesër e deri më 23 maj në Tiranë hapet edicioni i tretë i Festivalit të Filmit Mjedisor.

Festivali i Filmit Mjedisor edhe këtë vit vijon të ketë një shtrirje gjeograke që kapërcen kufijtë e metropolit shqiptar. Aktivitetet dhe projeksionet e filmave në Shkodër, Pukë, Vlorë, Përmet, Korçë dhe Elbasan, do të përcjellin mesazhin mjedisor duke rritur ndërgjegjësimin e shoqërisë ndaj natyrës.
Cermonia e hapjes do të mbahet nëKinema Millennium, ku të pranishëm do të jenë zëvendësministrja e Mjedisit, Olijana Ifti dhe i ngarkuari me punë në delegacionin e Bashkimit Europian në Tiranë, Clive Rumbold.