Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton i ka shokuar të gjithë të shtunën duke fituar pole-position në Hungari.
Pas një beteje të fortë në tentimet e fundit në kualifikime, Max Verstappen bëri gabime kur Hamilton ishte perfekt dhe e kapi pozitën e parë me kohën më të shpejtë 1.16.609, përcjell klankosova.tv.
Kjo doli të jetë një dramë e vërtetë pasi Hamilton doli në pozitën e parë startuese duke qenë vetëm 3 të mijtat më i shpejtë se holandezi.
Britaniku kështu fitoi pole-position për herë të 9-të në Hungari dhe ky është edhe rekord për më së shumti "pole" në një shteg.
Kampioni aktual Max Verstappen do të startojë i dyti në Hungaroring.
Kurse paraqitje shumë të mirë ka bërë edhe një herë ekipi McLaren i cili me pilotin Lando Norris zuri pozitën e tretë. /Klankosova.tv
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.