Lajmet e fundit

Mbreti spanjoll Felipe ka thënë se asnjë kandidat për kryeministër nuk ka mbështetje të mjaftueshme në parlament, duke hapur rrugën për zgjedhje të reja në qershor.
Ai i përcolli mesazhin Presidentit të Parlamentit, Paqija Lopes se duhet shpërndarë dy dhomat parlamentare, dhe të shpallë zgjedhje të reja.
Tash e disa muaj janë duke u bërë negociata në mes të palëve për të arritur marrëveshje për të formuar qeverinë, por që një gjë e tillë nuk është arritur.
Mbreti i ka thënë në një deklaratë se asnjë lider politik me të cilin ai është takuar nuk mund të sigurojë shumicën në parlament, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.