Lajmet e fundit

Po bëhen 39 vite prej kur ndërroi jetë.
Por për ta nderuar Elvis Presley këtë të premte u mblodhën mbi 20 mijë veta në New South Wales të Australisë
Të veshur me syze dielli e paruke që ngjasojnë me Presleyn e dikurshëm ata po festojnë ditëlindjen e 81-të të mbretit të Rock n’Roll.
Kështu Festivali i Elvisit që është më i madhi në hemisferën jugore ka dyfishuar numrin e njerëzve nga e gjithë bota, të të gjitha moshave që kanë zbarkuar në Parkes, transmeton Klan Kosova.
Këtu fansat e Presley të veshur sikur ai dikur, po interpretojnë edhe këngët e tij.
Edhe kitara në të cilën Presley kishte interpretuar u shit në ankand për vlerën prej 270.000 dollarëve.
Por ajo nuk ishte e vetja nga gjërat e tij që u shitën.
Në total ishin 126 artikuj, ku në mesin e tyre kishte edhe kasetë origjinale të incizimeve të tij, unaza dhe një xherdan TCB.
Festivali i Elvisit zyrtarisht fillon kur në stacionin në Parkes hyn treni “Elvis Express” nga Sideni, i cili bartë qindra fansa të Presley, trasmeton Klan Kosova.
Kronikë nga Liridon Zeqiri.