Lajmet e fundit

Gjatë një darke shtetërore në Kalanë e Windsorit, Mbreti Charles III deklaroi se Britania e Madhe dhe Franca duhet të qëndrojnë të bashkuara përballë një sërë “kërcënimesh komplekse” që kërcënojnë të dy vendet
. Ai theksoi se sfidat moderne, nga siguria ushtarake deri te ndryshimet klimatike, nuk njohin kufij dhe kërkojnë bashkëpunim të ngushtë.
Deklarata e Mbretit erdhi gjatë vizitës shtetërore të presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij Brigitte, të cilët po qëndrojnë për tre ditë në Britani.
Vizita synon forcimin e lidhjeve pas Brexit dhe rikonfirmimin e partneritetit historik mes dy kombeve, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Vizita përfshin takime me anëtarët e familjes mbretërore dhe qeverinë britanike, një paradë zyrtare, si dhe një samit në Downing Street për të diskutuar çështje të sigurisë dhe migracionit të paligjshëm përmes Kanalit.
Mbreti theksoi se dy vendet ndajnë jo vetëm vlera, por edhe një përkushtim të përbashkët për të vepruar në mbrojtje të tyre në mbarë botën.