Real Madrid është në disavantazh prej 0:2 kundër Borrussia Dortmundit.
Skuadra gjermane u tregua shumë e fortë për "Los Blancos" në 45 minutat e parë.
Dy ish-finalistët (kampioni dhe nën kampioni) po përballen sërish në garën e madhe të Champions League.
Veçse aktualisht numri dy i këtij kompeticioni u tregua i saktë duke tundur dy herë rrjeten e Thibaut Courtois.
Në "Santiago Bernabeu" llogarinë e hapi Donyell Malen, në minutin e 30-të.
Derisa rezultatin e pjesës së parë e vulosi Jamie Bynoe-Gittens, i cili realizoi katër minuta më pas.
Mbetet të shihet nëse skuadra e Carlo Ancelottit do të pësoj humbje apo "mbretërit" do t'ia dalin kundër "milionerëve".
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.