Lajmet e fundit

Real Madrid ka fituar ndaj Leganes me rezultat 1:3 në ndeshjen e mbetur në kuadër të La Ligës.
Ndonëse vendësit e nisën mirë kur Unai Bustinza shënoi në minutën e gjashtë, madrilenët u kthyen përmes golave të Lucas (11’), Casemiros (29’ dhe Sergio Ramosit nga pika e bardhë (90’).
Kjo fitore ngrit Real Madridin në pozitën e tretë me 48 pikë, 14 më pak se Barcelona në pozitën e parë, dhe shtatë më pak se Atletico Madrid në të dytën.
Kështu, mbretërit u hakmorën ndaj Leganes që i kishte eliminuar nga Kupa e Mbretit pak kohë më parë.