Finalja e Champions League pritet të bashkojë nesër në Kiev skuadrën e Real Madrid kundër Liverpool.
Derisa ndeshja pritet të nis të shtunën nga 20.45, madrilenët llogaritet të jenë mbretërit e Championsit pasi kanë arritur ta fitojnë atë 12 herë si asnjë ekip tjetër në Europë, transmeton Klan Kosova.
Ndaj Liverpoolit, ekipi i drejtuar nga Zinedine Zidane do të kërkojë trofeun e tretë radhazi dhe të 13-in në histori.
Në pamjet e publikuara më poshtë mund të shihni sekuenca nga 12 trofetë që ka fituar Real Madridi - nga i pari në vitin 1956 e deri tek i fundit në 2017-ën.