Lajmet e fundit

Pasi Boris Johnson, u largua në mënyrë dramatike nga gara për të qenë udhëheqës i Partisë Konservatore, tashmë kanë mbetur vetëm disa orë që mund t’a ndajnë Rishi Sunak, të emërohet kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, gjë që do ta bënte atë udhëheqësin e parë britanik me origjinë indiane,
Nëse pretendentja tjetër Penny Mordant, nuk arrin të sigurojë votat e 100 deputetëve, Sunak pritet të jetë i vetmi kandidat për kryeminister me mbështetjen zyrtare të 100 deputetëve, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.. Kjo do të thotë se Partia Konservatore ndoshta nuk do të ketë nevojë të përdorë votën e anëtarëve (në orën 17:30) dhe Sunak do të zgjidhet në orën 16:00, lideri i ri i partisë dhe automatikisht kryeministri i ri i vendit.