Lajmet e fundit

Kwasi Kwarteng u shkarkua nga pozita e kancelarit te Britanisë sot në mëngjes, njofton një burim zyrtar nga Downing Street për CNN.
Ky vendim u mor pas spekulimeve për të ardhmen e tij politike, e cila u bë shpërqendrim që nuk ishte në interesin e vendit, transmeton Klankosova.tv.
Kwarteng u shkarkua vetëm disa javë pasi filloi punën, pasi ai bashkë me kryeministren Liz Truss zbuluan një plan të papranueshëm financiar që futi në krizë tregjet e Britanisë dhe alarmoi agjencitë globale financiare.