08.01.2019 · përditësuar para 2746 dite1 min lexim
Meghan Markle po fillon vitin e ri me një përgjegjësi të re mbretërore.
Dukesha e Sussex thuhet se ka marrë përsipër detyrën e Mbretëreshës si mbrojtëse mbretërore e Teatrit Kombëtar, njofton Klan Kosova.
Kjo do të shënonte përgjegjësinë e parë të Meghan si një anëtare e familjes mbretërore, pasi pothuajse tetë muaj pasi u martua me Princin Harry në maj 2018.
Burimet thonë se Mbretëresha i dha ‘mbesës’ së saj këtë përgjegjësi si një shenjë e besimit të saj në dukeshën dhe ky besim është në rritje.
Pallati pritet të njoftojë zyrtarisht lajmin pas disa ditëve.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.