Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar Elizabeta II, ka vendosur të ndihmojë Indonezinë pas një tërmeti që pësuan.
Të premten e kaluar, Indonezia është goditur nga një tërmet vdekjeprurës me magnitudë 7.5 gjë e cila shkaktoi një cunami shkatërrues, transmeton Klan Kosova.
Pas kësaj fatkeqësie, besohet se rreth 200 mijë njerëz kanë nevojë për ndihmë.
Numri i të vdekurve aktualisht qëndron në 1 mijë 649 ndërsa 265 persona ende nuk janë gjetur.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.