Lajmet e fundit

Mbretëresha e Britanisë, Elizabeth II mbetet me shëndet të mirë, tha Pallati Buckingham të premten pas lajmeve se kryeministri britanik, Boris Johnson ka dalë pozitiv me koronavirus.
"Mbretëresha u pa herën e fundit me kryeministrin më 11 mars dhe po ndjek të gjitha këshillat e duhura për sa i përket mirëqenies së saj", thuhet në deklaratën e pallatit mbretëror.
Princi Charles, djali i mbretëreshës Elizabeth II dhe trashëgimtari i fronit britanik, i cili doli pozitiv gjatë kësaj jave me Covid-19 është vetizoluar në Skoci, njoftoi zyra e tij të mërkurën, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.