Lajmet e fundit

13.4 milionë dosje të shërbimeve të kompanive ''offshore'' janë publikuar si rezultat i një hulumtimi të afro 100 mediumeve botërore e njohur si Paradise Papers (Letrat e Parajsës).
Dy kompani janë atë që janë pjesë e këtyre dosjeve me anë të të cilave njerëz të fuqishëm dhe shumë të pasur në mbarë botën, fshehin pasuritë e tyre për të shmangur taksat, njofton Klan Kosova.
Në këto dosjeve të publikuara, figuron dhe Sekretari amerikan i Tregtisë, Wilburn Ross, ku raportohet se ka pasuri në një firmë “offshore” që është e lidhur me kompaninë e kontrolluar nga bashkëpunëtorët e presidentit rus, Vladimir Putin.
Këto dokumente sjellin fakte rreth investimeve të Rusisë në rrjetet sociale si: Facebook dhe Twitter, përmes bashkëpunëtorëve të Jared Kushner, dhëndër i presidentit amerikan, Donald Trump, që shërben edhe si këshilltar i lartë i tij.
Po ashtu Konsorciumi për Gazetari Hulumtuese (ICIJ) me bazë në Shtetet e Bashkuara, ka publikuar edhe dosje në të cilat janë përmendur emrat e njohur nga politika, të famshmëve, dhe bota e biznesit, përfshirë Mbretëreshën Elizabetë II, e cila ka 13 milionë dollarë investime në kompani sekrete jashtë Britanisë së Madhe, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.