Para kësaj mbledhjeje, Haradinaj do të jetë pjesë në konferencën politike të ftuar nga ambasada gjermane, me titull “Demokracia më e re e Evropës: Pavarësia, Pluralismi, Integrimi“.
Haradinaj po ashtu nga ora 09:00 do të marrë pjesë në hapjen e konferencës së pestë vjetore të Asociacionit ndërkombëtar të komisionerëve të gjuhëve, transmeton Klan Kosova.





