Kuvendi Komunal i Prishtinës sot do të mbajë mbledhjen e gjashtë me radhë. Kjo mbledhje nis në orën 10:00. Më poshtë e gjeni edhe rendin e ditës së këtij takimi: Miratimi i ekstraktit të procesverbalit të mbledhjes së pestë tëKuvendit të Komunës së Prishtinës; Bartja e buxhetit të pa shpenzuar të të hyrave vetjake nga viti 2017 në vitin 2018; Propozimvendimi për emërtimin e stadiumit të futbollit të Prishtinës ‘’ Fadil Vokrri’’; Propozimrregullore për ndarjen e subvencioneve në komunën e Prishtinës; Propozimrregullore për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së veprimtarive afariste në komunën e Prishtinës; Propozimrregullore për caktimin e vlerës referente investuese të projektit tëndërtesave për caktimin e tarifës për leje mjedisore komunale; Projektstatuti i Muzeut të Prishtinës; Projektstatuti i Qendrës Kulturore të Prishtinës; Propozimvendimi për themelimin e Komitetit konsultativ; Pyetje dhe përgjigje; Të ndryshme. ●●●Shpërndaje këtë artikullSZSHKRIMI NGASh ZEditorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.Të gjitha artikujt →Ndiq në newsletter