Po mbahet mbledhja e parë e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me përbërjen e saj të re.
Mbledhja drejtohet nga kryeparlamentarja e zgjedhur mbrëmë, Albulena Haxhiu. Pjesë e takimit janë edhe nënkryetarët e zgjedhur të parlamentit: Ardian Gola nga Lëvizja Vetëvendosje, Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës , Kujtim Shala, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Emilja Rexhepi nga grupi multietnik si dhe Slavko Simiq nga Lista Serbe, njofton Klankosova.tv.
Në takim e pranishme është edhe sshefat e grupeve parlamentare të LDK-së, PDK-së dhe AAK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, Arian Tahiri dhe Besnik Tahiri.
Në rend dite të kësaj mbledhjeje është formimi i komisioneve parlamentare.
“Propozimi për formimin e komisioneve parlamentare”, u tha në njoftim të Kuvendit rreth kësaj mbledhjeje.
Formimi i komisioneve bëhet pasi Qeveria në mbledhjen e parë të saj, procedoi në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit 2026 që kap vlerën e 4 miliardë eurove.
Të gjitha detajet për mbledhjen e parë të Kryesisë i jep gazetari Flamur Gajtani në një lidhje direkte në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=Vtri9-9LTSw