Lajmet e fundit

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje është mbledhur për herë të dytë në selinë e saj, për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në këtë parti.
Deri më tani kanë arritur deputetët Albin Kurti, Shpend Ahmeti, Glauk Konjufca, Rexhep Selimi, Dukagjin Gorani dhe Albulena Haxhiu.
Haxhiu pati dhënë dorëheqje nga kryesia në shtator të vitit të kaluar, por që ka deklaruar se do të rishqyrtoj këtë vendim.
Të ftuar në këtë mbledhje ishin edhe anëtarët që tashmë kanë dhënë dorëheqje, mirëpo asnjeri prej tyre deri me tani nuk ka arritur në selinë e VV-së.
Deri më tani nga të gjitha funksionet udhëheqëse të Vetëvendosjes kanë dhënë dorëheqje, ish-kryetari Visar Ymeri, deputetët Dardan Sejdiu, Shqipe Pantina, Faton Topalli e Aida Dërguti si dhe Qendron Kastrati.