Lajmet e fundit

Kryesia e Kuvendit është mbledhur mëngjesin e së premtes për të vendosur për mbajtjen e seancës së radhës.
Në seancë përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës pritet që të parashtrohen edhe pyetje parlamentare.
Këto janë pika e rendit të ditës:
I. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,
II. Përgatitjet për Seancë plenare: Deklarimet jashtë rendit të ditës; Pyetjet parlamentare; Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave./eo/