Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të mblidhet me fillim në orën 11:00 në selinë e partisë në Prishtinë.
Ende nuk janë dhënë detaje në lidhje me temat që do të shtrohen në këtë mbledhje.
Mbledhja është konfirmuar nga zyrtarë të AAK-së per media, ndërsa nuk është bërë e ditur nëse ky takim në Aleancë ka të bëjë me njoftimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, për negocimet e tij me partitë dhe koalicionet tjera për sigurimin e numrave të nevojshëm që ta formojë qeverinë.
Por, anëtarja e Kryesisë së AAK-së, Time Kadrijaj, e cila ka siguruar mandatin e deputetes, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se Ramush Haradinaj tashmë i ka nisur negociatat për këtë çështje me individë dhe subjekte politike dhe, sipas saj, shumë shpejt do të formohet qeveria e re.
Kurse përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë kanë bërë thirrje të formohet një qeveri e fortë, pasi ajo para vetes do të ketë shumë sfida.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.