Lajmet e fundit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhje me shefat e grupeve parlamentare.
Pikë e rendit të ditës së këtij takimi do të jetë kërkesa e 40 deputetëve për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme, për debat parlamentar lidhur me Vendimin e Regjistrit Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë (EQAR) për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit, transmeton Klan Kosova.