Lajmet e fundit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e saj të radhës.
Kjo mbledhje nis nga ora 11:00.
Gjatë këtij takimi, është paraparë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, transmeton Klankosova.tv.
Një ditë më parë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar si të pasafatshme ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me anulimin e rezultateve të votimit me postë, si dhe përsëritjen e procesit.
https://klankosova.tv/pzap-ja-refuzon-kerkesen-e-vv-se-per-anulimin-e-votave-me-poste/
Ndërkaq, Arben Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se procesi i numërimit në Qendrat e Numërimit Komunal ka dështuar.
Ai ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rinumërimin e votave.
https://klankosova.tv/arben-gashi-kerkon-nga-kqz-rinumerimin-e-te-gjitha-votave/