Lajmet e fundit

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit do të mblidhet gjatë ditës.
Në këtë takim do të shqyrtohet shkresa e kryekuvendares, Vjosa Osmani e datës 4 maj, që ka të bëjë me mandatin e deputetit Etem Arifi.
Pos kësaj, në rend dite të takimit do të jetë edhe kërkesa e deputetit Behgjet Pacolli për interpretim të detyrave dhe funksionit të deputetit si dhe pengimit në kryerjen e detyrave kushtetuese, transmeton Klan Kosova.