Lajmet e fundit

Ministrja e Integrimeve Dhurata Hoxha ka thënë se Këshilli Kombëtar për Investime është mundësi e mirë për integrimin më të lehtë të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Këtë deklaratë ajo e bëri në takimin e shtatë të këtij këshilli.
Ajo tha se do të vazhdohet të punohen në projektet infrastrukturore, duke punua në mirëqenie rajonale në mënyrë që rruga për të BE të jetë më e shkurtë për vendet e Ballkanit Perëndimor.
E para e integrimeve pati fjalë të mëdha për iniciativat e BE-së në këtë pjesë të Evropës duke shtuar se ndarja e 1 miliard eurove për infrastrukturën në këtë pjesë është lajm i mirë, por që duhet shumë punë, raporton EO, transmeton Klan Kosova.
“BE ka marrë iniciative për integrimin e Ballkanit Perëndimor. BE ka ndarë 1 miliard euro për infrastrukturë në Ballkanin Perëndimor. Ju kisha lutur që të punonin sa më shumë për këtë çështje”.