Lajmet e fundit

Sot u mbajt takimi i rregullt i Këshillit Kombëtar të Investimeve të cilin e udhëhoqën zëvendësministrja e Integrimit Evropian, Anila Statovci-Demaj dhe Ministri i Financave, Abdullah Hoti.
Me këtë rast, Statovci -Demaj paraqiti para Këshillit, dy pikat e rendit të ditës për aprovim: Përmirësimin e gjendjes infrastrukturore në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, si dhe ndërtimin e Stadiumit Nacional të Futbollit në Kosovë. Të dy këto pika, pas prezantimit të projekteve nga Ministrat respektiv, u miratuan nga unanimisht nga Këshilli Kombëtar i Investimeve.
Në fund, Këshilli Kombëtar për Investime u njoftua për raundin e ardhshëm të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor, dhe për këtë në Ministrinë e Integrimit Evropian kanë ardhur dy kërkesa, Studimi i Fizibilitetit për linjën hekurudhore Prishtinë-Aeroporti i Prishtinës dhe Studimi i Parafizibilitetit për Programin e Banimit Social në Kosovë, transmeton Klan Kosova.