Lajmet e fundit

Është mbledhur sërish sot Byroja e Kuvendit për të diskutuar rreth ngjarjes së javës së kaluar, ku deputetët e PD-së u përplasën me kolegun e tyre socialist, Erion Braçe.
Ky i fundit sulmoi verbalisht ish-kryeministrin Berisha dhe deputeten Topalli. Më pas situata u përshkallëzua pasi Ristani, Paloka dhe Keta tentuan ta largonin Braçen nga foltorja.
PS-ja kërkon përjashtimin nga Kuvendi të deputetëve Berisha, Ristani, Paloka e Keta, ndërsa PD-ja kërkon përjashtimin me 10 ditë të Erion Braçes, pasi sipas selisë blu ai ka përdorur një fjalor të ulët ndaj deputeteve demokrate./shekulli