Lajmet e fundit

Sesioni i 10-të Plenar i Asamblesë Parlamentare të Mesdheut, (PAM), i cili zhvillohet nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë, çeli punimet sot në ora 10.30 në ambientet e Hotel Sheraton, në Tiranë.
Në këtë aktivitet mbajti një fjalë përshëndetëse Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, Kryeministër i Shqipërisë, z. Edi Rama, President i PAM-it, z. Sen. Lhou Lmarbouh, gjithashtu do të transmetohet dhe një video-mesazh i Sh.T.Z. Ban Ki-Moon, Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.
Meta tha: “Unë besoj se arsyeja pse asambleja feston sot 10-vjetorin e saj është se ne qëndrojmë bashkë në vlera dhe problemet do t’i zgjidhim bashkarisht. Ndërsa jemi mbledhur këtu në Tiranë, jemi të ndërgjegjshëm se rajoni ynë po minohet nga ata parametra që cenojnë: lëvizjet emigratore, rreziku i vatrave të reja të luftës etj.”
Më tej, aktiviteti do të vijojë punimet nga ora 11.30 deri 18.00, lidhur me për çështje të caktuara.
Ditën e premte, datë 19 shkurt 2016, në orën 12.15, në mbyllje të sesionit do të mbahet një konferencë për shtyp.