Qindra yje të Hollywood dhe Broadway kanë performuar duke nxitur amerikanët që të votojnë për Hillary Clinton, në një koncert ku bileta për një person kishte çmimin prej 10,000 dollarë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Koncerti “Brodway for Hillary”, u mbajt në teatrin St James ne New York, ditën e hënë.
Koncertin e udhëhoqi Billy Crystal, ndërsa fitimet nga biletat shkojnë në fondin e Hillary Clinton.
Megjithatë, për ata që nuk kanë pasur mundësi që të shkojnë, koncerti është transmetuar live në Facebook dhe Youtube.
Edhe pse kjo ishte bërë për të, Hillary Clinton nuk ishte pjesëmarrëse, ndërsa të pranishëm ishin e bija e saj Chelsa dhe bashkëshorti Bill.
Ndër yjet të cilat performuan këtë natë ishin Julia Roberts, Helen Mirren, Anne Hathaway, Hugh Jackman, Emily Blunt, Sienna Miller and Lin-Manuel Miranda.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.