Klan Kosova ka raportuar mbrëmë se duhen 16 mijë euro për shërimin e Delfina Shalës e cila kishte probleme me ecjen.
“Shuma prej 16 mijë eurosh që i duhej 7 vjeçares Delfina Shala nga Fushë Kosova për të udhëtuar në Turqi e për të filluar trajtimin për sëmundjen nga e cila ajo vuan ka arritur të grumbullohet e tëra pas raportimit të Klan Kosovës për gjendjen e vogëlushes”.
Këtë lajm për televizionin e ka bërë të ditur të premten babai i Delfinës ,Lavdim Shala.
Ky i fundit ka thënë se javën që vjen do të udhëtojnë për në shtetin turk ku vajza pritet ti nënshtrohet katër operacioneve.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.