Lajmet e fundit

Në Prishtinë u mbajt dita e parë e Konventës se Bizneseve të Diasporës dhe të Huaja me qëllim të krijimit të lidhjeve mes bizneseve, për të rritur eksportet dhe ndihmuar në rritjen ekonomike të Kosovës.
Ngjarja dyditore mbledhë qindra biznese të Diasporës, të huaja dhe të Kosovës.
Drejtori i Zyrës së USAID-it për Zhvillim Ekonomik, Joshua Mike, deklaroi se përpjekja e kompanive kosovare për investim është hap pozitiv që dërgon drejt rritjes ekonomike.
Mike shpreson që kjo konventë të rezultojë me bashkëpunim më të madh të bizneseve kosovare dhe të huaja.
Lazim Destani, Kryetar Nderi i Rrjetit të Bizneseve të diasporës shqiptare, kërkoj nga bizneset kosovare e të diasporës të afrohen ndërmjet veti sepse siç tha ai në këtë mënyrë do të jeni më të fuqishëm.
“Kosova ka shumë nevojë për punësime të reja. Dëshiroj të kemi biseda këto dy ditë, mos pritoni kompanitë vendore që të komunikonit të afroheni njëri me tjetrin sepse kështu jemi më të fortë. Kompanitë që kanë ardhur nga diaspora se vet me koston dhe iniciativën do të thotë që e duan Kosovën”, u shpreh Destani.
Nënkryetari i Rrjetit të Diasporës nga Gjermania, Bekim Borovci, tha se bizneset duhet t’i hapin dyert njëri-tjetrit për të pasur sukses të përbashkët.
“Unioni i Bizneseve shqiptare, zbuluam resurse afariste për bizneset në Kosovë. Uroj që gjithë pjesëmarrësit në këtë konventë të biznesit t’i hapin dyert njëri-tjetrit, por edhe dritaret që dërgojnë drejt qiellit për sukses të përbashkët”, tha ai.
Shqipe Krasniqi, Drejtoreshë e Departamentit për Hulumtime dhe Përkrahje të Investimeve të Diasporës, theksoi se ministria ka për qëllim fuqizimin, lehtësimin dhe angazhimin e diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit, raporton EO.
Konferencat e mëhershme kanë numëruar 542 takime B2B mes 401 bizneseve të diasporës dhe 132 bizneseve të Kosovës, duke rezultuar me nënshkrim e 12 kontratave, 42 marrëveshje dhe oferta të reja të iniciuara, dhe kontrata të reja të shitjes me vlerë 1.1 milion euro.