Lajmet e fundit

Presidenti amerikan, Donald Trump, po mban samitin e G7 me liderët e ekonomive më të mëdha të botës në Sicili të Italisë, në pjesën e fundit të udhëtimit të tij të parë jashtë vendit.
G7 përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një debat i vështirë pritet të çështjet përfshirë tregun dhe ndryshimet klimatike.
Bashkimi Evropian ka po ashtu përfaqësuesit e vet atje.
Do të ketë pajtueshmëri në nevojën që të sulmohet ekstremizmi i dhunshëm, dhe do të letë diskutim serioz me kryeministrin japonez për kërcënimin nga Koreja Veriore.
Ndërsa, mosmarrëveshje pritet të vijnë për ndryshimet klimatike dhe tregun, thotë korrespondenti i BBC-së.
Nga Trump do të kërkohet që të mos e braktisë marrëveshjen e Parisit më 2015 që të sulmohet ngrohja globale, dhe ai do t’i rezistojë lëvizjet për limitimin e proteksionizmit në tregun global.