Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se mbledhja e përbashkët e dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, do të mbahet më 27 nëntor të këtij viti, transmeton Klan Kosova.
Me një fotografi të publikuar në llogarinë e tij në facebook, ku shihet nën shoqërimin e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, Pacolli tha se ky takim ndodh pak para festës së madhe të shqiptarëve.
''Kufij europiane midis Kosovës dhe Shqipërise; Mbledhja e përbashket e dy qeverive në Korçë me 27 nëntor, pak para festës së madhe të shqiptarëve - sapo u dakorduam me Kryeministrin Rama''.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.