Lajmet e fundit

Në kuadër të takimeve me përfaqësues të Ambasadave të akredituara në Kosovë, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, priti në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Gjatë takimit, Reshitaj e njoftoi ambasadorin Minxhozi mbi prioritetet e ministrisë që ajo drejton, duke përfshirë edhe realizimin e projekteve të përbashkëta mes dy shteteve.
Nga ana tjetër, ambasadori Minoxhozi prezantoi përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e mbledhjes së dy qeverive me 27 Nëntor, me ç’rast u dakorduan që shumë shpejtë të mbahen edhe takime tjera në nivel të grupeve punuese për hartimin e planit të veprimit për realizimin e projekteve të përbashkëta.
Intensifikimi i marrëdhenieve mes dy shteteve në fushën e mbrojtjes së mjedisit, menaxhimit të burimeve ujore, mbeturinave, mbrojtjen e lumenjve, planifikimit hapësinor e fusha tjera që lidhen me këtë Ministri ishin çështjet kryesore të diskutimit në këtë takim, transmeton Klan Kosova.