Lajmet e fundit

Pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve dhe memorandumeve kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Ramush Haradinaj kanë bërë të ditur se takimi i radhës i dy Qeverive do të mbahet në Pejë, njofton Klan Kosova.
Mbledhja e dy qeverive, Kosovës dhe Shqipërisë, ka rezultuar me nënshkrimin e 12 marrëveshjeve të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Pas përfundimit të mbledhjes së dy qeverive, kryeministrat Ramush Haradinaj i Kosovës dhe homologu i tij nga Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshjet dhe më pas përfaqësuesit e ministrive përkatëse për fusha të ndryshme, njofton Klan Kosova.