Lajmet e fundit

Nxënësit e shkollës fillore "Faik Konica" me iniciativë të Komitetit Olimpik të Kosovës mbollën lule në Sheshin "Zahir Pajaziti" të Prishtinës.
Me rastin e shënimit të Ditës së Mjedisit, fëmijët luleve i dhanë shenjën e flamurit të olimpiadës dhe hartës se Kosovës në prag të nisjes së Lojërave Olimpike "Baku 2015" ku sportistët kosovar marrin pjesë për herë të parë në këtë aktivitet, transmeton Klan Kosova.