07.08.2023 · përditësuar para 1064 dite1 min lexim
Mbi një orë po presin mërgimtarët për të dalë nga pika kufitare në Dheu i Bardhë, teksa kolona është 200 metra.
Në të njëjtën pikë kufitare, edhe për të hyrë ka pritje deri në 15 minuta. Ndërkaq, në Merdarë pritjet në dalje janë deri në 35 minuta, e për të hyrë deri në 15 minuta.
Ndërkohë, në pikat tjera kufitare tokësore situata është e qetë, me pritje-daljet që shkojnë nga 5 deri në 10 minuta.
Kujtojmë, se në ditët e fundit ka pasë fluks të madh të mërgimtarëve që kanë ardhur nga pjesë të ndryshme të Evropës e më gjerë, për të kaluar pushimet në Kosovë. /Klankosova.tv.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.