Lajmet e fundit

Gjatë festave të fundvitit numri i bashkatdhetarëve që vijnë në Kosovë është më i lartë.
Kështu në pikat kufitare pritjet e qytetarëve vazhdojnë të jenë edhe këtë herë, njofton KlanKosova.tv.
Në Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata raportohen të jenë në hyrje të Kosovës, në pikën kufitare të Merdares, Dheut të Bardhë dhe të Muçibabës.