Lajmet e fundit

Në çdo pikë kufitare në dalje të Kosovës kolonat janë tejet të gjata.
Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme, në Merdare pritja është mbi katër orë saktësisht deri në 260 minuta.
Tek Dheu i Bardhë, deri në dy orë, në Jarinje më shumë se tri orë, në Mutivodë afro dy orë ndërsa në Muçibabë një orë pritje, njofton Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar përcjellë Klan Kosova.